Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Man City fiton me vështirësi ndaj Crystal Palace, i afrohet Arsenalit në dy pikë
    Ballina-2

    Man City fiton me vështirësi ndaj Crystal Palace, i afrohet Arsenalit në dy pikë

    11/03/2023 21:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester City ka regjistruar fitoren e tretë radhazi për të vazhduar kështu me presionin mbi liderin e Premierligës, Arsenalin.

    Kampioni në fuqi anglez triumfoi sonte në udhëtim kundër Crystal Palace, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të.

    Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi me rezultat minimal 0:1. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Selhurst Park”.

    Golin e vetëm dhe të fitores për “Qytetarët” e shënoi sulmuesi i rrezikshëm, Erling Haaland, në minutën e 77-të nga penalltia.

    Për norvegjezin ishte ky goli i tij i 28-të këtë sezon në elitën e futbollit anglez.

    Manchester City pas kësaj fitore ka 61 pikë në pozitën e dytë në tabelë, tani me dy pikë më pak se Arsenali. “Topçinjtë” ndeshjen e kësaj jave e luajnë nesër, kundër Fulhamit.

    Crystal Palace ndodhet në pozitën e 12-të me 27 pikë.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.