Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Man City fiton një shumë të konsiderueshme parash pas klauzolës në shitjen e Aro Muricit
    Ballina-1

    Man City fiton një shumë të konsiderueshme parash pas klauzolës në shitjen e Aro Muricit

    20/07/2024 21:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester City thuhet se ka fituar 2.5 milionë funte apo 3 milionë euro si rezultat i klauzolës së shitjes që ata vendosën në një marrëveshje të mëparshme transferimi.

    Qytetarët shitën portierin kosovar, Arijanet Muric te Burnley dy vjet më parë, kur ai nuk ishte në gjendje të depërtonte në ekipin e parë.

    25-vjeçari tani ka nënshkruar për Ipswich Town për t’u rikthyer në Ligën Premier, pas rënies së Burnleyt në Championship.

    Marrëveshja përfshin një tarifë fillestare që është 8 milionë funte (9.5 milionë euro), e cila mund të rritet në 10 milionë funte (12 milionë euro) me bonuse në varësi të performancës.

    Sipas Manchester Evening News, City do të marrë një pjesë të atij transferimi, pasi përfshinte një klauzolë shitjeje prej gati 25 për qind në marrëveshjen që e çoi Muricin te Burnley.

    Kampionët e Ligës Premier tani kanë arritur një fitim total prej 60 milionë funte (71 milionë euro) nga shitjet këtë verë.

    Ndryshe, Muric ishte për shumë vite pjesë e moshave dhe ekipit të parë të Cityt, ku nën urdhrat e trajnerit Pep Gurdiola zhvilloi pesë ndeshje të plota.

    TË LIDHURA

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07

    Zhegrova merr lavde që ndryshoi për të mirë lojën e Juves: ka syze 3D

    28/12/2025 17:03

    Fitore bindëse e Milanit, Nkunku realizon dy gola

    28/12/2025 17:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.