Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Man City, kategori e rëndë për Arsenalin, titulli në duart e tyre
    Ballina-1

    Man City, kategori e rëndë për Arsenalin, titulli në duart e tyre

    26/04/2023 23:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester City e ka fituar lehtësisht ndeshjen derbi ndaj Arsenalit.

    E cilësuar si sfida që mund të vendosë titullin në Angli, nuk i ngjau fare një derbi të shumëpritur nga futbolldashësit.

    Manchester City e dominoi totalisht Arsenalin, duke fituar në fund me rezultat të thellë, 4:1, në kuadër të javës së 33-të.

    Belgu, Kevin De Bruyne ishte ylli i mbrëmjes me dy gola dhe një asist.

    Kevin De Bruyne në të shtatën dhe Stones në minutat shtesë të pjesës së parë i dhanë epërsinë e dyfishtë më se të merituar ekipit të drejtuar nga Pep Guardiola.

    Edhe pjesa e dytë vazhdoi pothuajse njëjtë.

    Kevin De Bruyne e vulosi një mbrëmje fantastike të tij, duke realizuar golin e tretë për ekipin dhe të dytin të tijin personal sonte në minutën e 54-të.

    Krejt çfarë bënë mysafirët, ishte goli i nderit i realizuar në minutën e 86-të nga Holding.

    Erling Haaland nuk mungoi në listën e golashënuesve, duke shënuar në minutën e pestë shtesë.

    Përveç golit, sulmuesi norvegjez dhuroi edhe dy asiste për De Bruynen.

    Me këtë fitore, tani Manchester City shkon në kuotën 73 pikëve, dy më pak se Arsenali që momentalisht prin në tabelë.

    Por, “Citizens” kanë edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara. Në rast se i fiton ato, do të shkonte në katër pikë më shumë se “Topçinjtë”.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.