Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Man City mposht Interin, hyn në mesin e kampionëve evropianë
    Ballina-1

    Man City mposht Interin, hyn në mesin e kampionëve evropianë

    10/06/2023 22:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester City ka arritur më në fund ta fitojë titullin e shumëkërkuar të Ligës së Kampionëve, duke hyrë në mesin e kampionëve evropianë.

    “Citizens” triumfuan minimalisht 1:0 në finalen e Stambollit ndaj Interit.

    Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, me një dominim të lehtë të Manchester Cityt.

    Kevin De Bruyne u lëndua në pjesën e parë dhe u detyrua të zëvendësohej me Foden në minutën e 36-të.

    E goli i shumëpritur nga Manchester City erdhi në minutën e 68-të, kur Rodri me goditje të shkolluar kaloi anglezët në epërsi.

    Më pas, zikaltrit patën disa raste mjaft të mira shënimi, por rezultati nuk ndryshoi.

    Kësisoj, Manchester City e fiton trofeun e parë të Ligës së Kampionëve, duke e kompletuar tripletën në këtë edicion.

    “Qytetarët” e fituan Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe Kupën FA, duke e pasur sezonin më të mirë në histori të klubit.

    Në anën tjetër, edhe për Interin ishte një sezon i kënaqshëm, duke e fituar Superkupën dhe Kupën e Italisë, duke përfunduar në top-4she dhe duke e arritur finalen e Ligës së Kampionëve.

    TË LIDHURA

    Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon të vërtetën para aksidentit fatal

    03/07/2025 22:45

    Zyrtare: Kushtrim Gashi i bashkohet KF Dukagjinit

    03/07/2025 21:52

    Sloti me deklaratë emocionale për Diogo Jotan

    03/07/2025 20:09

    “Po presim largimin e tij” – presidenti i Lille nuk llogarit te Zhegrova, klubi i njohur anglez shfaqet si më ideali për ta vazhduar karrierën

    03/07/2025 19:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.