Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Man City përballë Bayernit ose Realit, Milan mund të ndeshet me Juven në Champions
    Ballina-1

    Man City përballë Bayernit ose Realit, Milan mund të ndeshet me Juven në Champions

    30/01/2025 09:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Formati i ri i UEFA Champions League mbylli fazën e saj të ligës, me shumë surpriza që u rezervuan deri në momentin e fundit të kësaj faze.

    8-shja e skuadrave të kualifikuara direkt ishin: Liverpool, Barcelona, Arsenal, Inter, Atl. Madrid, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa.

    Nga ana tjetër, shumë ekipe të mëdha si Bayern, Real, Milan, PSG, Man City do të ndeshen në fazën play-off.

    Në bazë të formatit të ri, shorti i 31 janarit rezervon spektakël në këtë fazë, me skuadra të mëdha që do të ndeshen me njëra-tjetrën.

    Një nga Reali ose Bayerni do të ndeshet kundër Manchester Cityt, ndërsa tjetrës do t’i buzëqeshë fati dhe do të ketë përballë Celtic.

    Një tjetër sfidë që mund të ndodhë është Juventus-Milan, shkruan tch.

    Nëse goglat tregohen te “mëshirshme”, atëherë kuqezinjtë do të luajnë kundër Feyenoord, ndërsa bardhezinjtë kundër PSV.

    Sa i përket PSG, kampionët e Francës mund të kenë një derbi me Monacon ose me Stade Brest.

    PËRBALLJET:

    Atalanta/Dortmund – Sporting/Club Brugge

    Real M./ Bayern M. – Celtic/ Man. City

    Milan/PSV – Feyenoord/Juventus

    PSG/Benfica – Monaco/Brest

    TË LIDHURA

    Celina shpreson të jetë te Kosova në tetor

    11/09/2025 23:28

    Serbia i trembet huliganëve të saj, i kërkon UEFA-s të ndryshojë stadiumin e ndeshjes me Shqipërinë, sa më larg Beogradit

    11/09/2025 20:20

    Çeferini tërheq vërejtjen për ndeshjen në Beograd

    11/09/2025 19:42

    Media serbe: Vendim shokues i Federatës serbe, Shqipëria nuk vjen në Beograd?!

    11/09/2025 15:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.