Futboll ndërkombëtar

Man City vazhdon tutje në Kupën FA, eliminon Arsenalin

Man City vazhdon tutje në Kupën FA, eliminon Arsenalin

Manchester City ka siguruar kualifikimin për në 1/8 e finales në Kupën FA. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi sonte kundër Arsenalit, në përballjen e tyre të parë të këtij sezoni. Ndeshja e zhvilluar sonte në “Etihad Stadium” ishte tejet e fortë dhe e baraspeshuar, teksa u vendos prej vetëm një goli. “Qytetarët” ishin

Besnik Batusha

Manchester City ka siguruar kualifikimin për në 1/8 e finales në Kupën FA.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi sonte kundër Arsenalit, në përballjen e tyre të parë të këtij sezoni.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Etihad Stadium” ishte tejet e fortë dhe e baraspeshuar, teksa u vendos prej vetëm një goli.

“Qytetarët” ishin ata që e festuan në fund fitoren me rezultatin 1:0.

Autor i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte Nathan Ake, i cili shënoi në minutën e 64-të.

Just wait for the replay angle 😮‍💨

A first FA Cup goal for @NathanAke 👏#EmiratesFACup pic.twitter.com/mazqbuduTT

— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) January 27, 2023

Manchester City kundërshtarin e radhës do ta mësojë pas tërheqjes së shortit.

Man City

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions