Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Man. United kërkon të heqë qafe katër yje, drejtori i “djajve të kuq” udhëton në Arabi Saudite për t’i shitur
    Ballina-1

    Man. United kërkon të heqë qafe katër yje, drejtori i “djajve të kuq” udhëton në Arabi Saudite për t’i shitur

    18/12/2023 19:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester Unitd bëhet gati për revolucionin e radhës, pasi po tenton që të largojë disa futbollistë të cilët janë larg pritshmërisë që ka pasur për ta. Drejtori i futbollit i klubit, Xhon Murtou, ka udhëtuar këto ditë drejt Arabisë Saudite për të gjetur blerës të mundshëm.

    Sipas “Daily Mail”, ai është takuar në Rijad me drejtues të ndryshëm të klubeve arabe, pasi po kërkon blerës për disa prej lojtarëve të skuadrës, mes të cilëve janë Xhedon Sanço, Rafael Varane, Antoni Marsial dhe Kasemiro. Nuk është arritur asnjë akord mes palëve, por mësohet se bisedimet do të vazhdojnë edhe më tej gjatë ditëve të janarit.

    Megjithatë, është e qartë që për Mançester Junajtid është prioritet largimi i disa futbollistëve sa më shpejt që të jetë e mundur, duke filluar nga Xhedon Sanço, i cili është përjashtuar nga skuadra. Varane, Marsial dhe Kasemiro janë tre emra të tjerë për të cilët ka më shumë treg, por për të cilët klubi anglez është i gatshëm të presë deri në verë për t’i shitur.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.