Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Man Utd e lëshon nga duart fitoren ndaj Tottenhamit
    Ballina-2

    Man Utd e lëshon nga duart fitoren ndaj Tottenhamit

    27/04/2023 23:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester United nuk ka arritur ta ruajë epërsinë prej dy golave nga pjesa e parë për të marrë një fitore në udhëtim ndaj Tottenhamit.

    “Djajtë e Kuq” barazuan 2:2 me Spurs, në kuadër të javës së 33-të në Premierligë.

    Jadon Sancho kaloi mysafirët në epërsi në minutën e shtatë të ndeshjes.

    Një minutë para fundit të pjesës së parë, Marcus Rashford e dyfishoi epërsinë e Unitedit.

    Por, pjesa e dytë ishte e kundërta e asaj që ndodhi në të parën.

    Tottenhami u hodh me të gjitha forcat në sulm për të kërkuar të paktën barazimin. Dhe atë edhe e gjeti.

    Fillimisht Pedro Porro ngushtoi epërsinë në minutën e 56-të.

    Një kombinim mes Kane dhe Son rezultoi me gol të këtij të fundit që barazoi shifrat.

    Me këtë barazim, Manchester United mbetet në pozitën e katërt me 60 pikë, kurse Tottenhami i gjashti me 54.

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.