Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Manaj në top formë, ia jep fitoren Sivassporit ndaj Besiktasit të Rashicës
    Ballina-2

    Manaj në top formë, ia jep fitoren Sivassporit ndaj Besiktasit të Rashicës

    28/01/2024 17:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sivasspori është rikthyer te fitorja në Superligën e Turqisë, teksa Rey Manaj po vazhdon me formën e lart.

    Sivasspori triumfoi sot minimalisht 1:0 ndaj Besiktasit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të.

    Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Manaj, në minutën e gjashtë.

    Për sulmuesin shqiptar ishte ky goli i tij i 11-të në elitën e futbollit turk, duke qenë kështu një nga golashënuesit më të mirë në Turqi.

    Manaj luajti për 90 minuta në këtë përballje.

    Te Besiktasi tërë ndeshjen e luajti Milot Rashica, por që nuk ia doli të linte gjurmë.

    Sivasspori pas kësaj fitore ka 29 pikë dhe tani renditet në pozitën e dhjetë në tabelë.

    Besiktasi është i katërti me 36 pikë. /Gazeta Express/

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.