Futboll ndërkombëtar

Manaj transferohet te Sivasspori

Manaj transferohet te Sivasspori

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, karrierën do ta vazhdojë në Turqi. Manaj të martën është prezantuar te Sivasspori, ekip që bën gara në elitën e futbollit turk. Manaj me ekipin e ri ka firmosur kontratë trevjeçare, ndërsa ka gjasa të debutojë këtë fundjavë. Ai te Sivasspori është transferuar si lojtar i lirë, pasi prej muajit

Besnik Batusha

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, karrierën do ta vazhdojë në Turqi. Manaj të martën është prezantuar te Sivasspori, ekip që bën gara në elitën e futbollit turk. Manaj me ekipin e ri ka firmosur kontratë trevjeçare, ndërsa ka gjasa të debutojë këtë fundjavë.

Ai te Sivasspori është transferuar si lojtar i lirë, pasi prej muajit shkurt të këtij viti ka qenë pa klub.

“Sivasspori ka arritur marrëveshje me sulmuesin Rey Manaj për tre vjet, duke filluar nga edicioni 2023/24”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

26-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës nga Anglia, Watford, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Cremonese, Interi, Pescara, Pisa, Granada, Albacete, Barcelona e Spezia. Ai ka edhe 30 paraqitje dhe 6 gola të shënuar për Shqipërinë.

Image
Rey Manaj
ManajSivasspori

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions