Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Manchester City bind ndaj Leeds United, Chelsea rikthehet te fitorja pas tetë javëve
    Ballina-1

    Manchester City bind ndaj Leeds United, Chelsea rikthehet te fitorja pas tetë javëve

    06/05/2023 18:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester City bind me rezultatin 2-1 ndaj Leeds United në takimin e raundit të 35-të Premier League.

    Gundogan gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 19’ duke zhbllokuar rezultatin e kësaj sfidë.

    Në minutën e 27’ ishte po ai që do të shënonte, duke u dhuruar vendasve golin e dytë.

    Në minutën e 83’ ai pati mundësinë të realizonte golin e tretë personal dhe të ekipit me një ekzekutim nga pika e bardhë e penalltisë, por nuk ia doli të gjente rrugën drejt rrjetës.

    Leeds United ia doli të reagonte në minutën e 85’, me Rodrigo që realizoi golin e vetëm të miqve në këtë përballje.

    Pas javës së 35-të, Manchester City kryeson me 82 pikë, katër më shumë se Arsenal i vendit të dytë, teksa Leeds United renditet në vend të 17-të me 30 pikë.

    Chelsea rikthehet te fitorja pas tetë ndeshjeve, duke kaluar krizë ku ndodhej. “Blutë” e Londrës morën fitoren 1-3 ndaj Bournemouth në transfertë, në takimin e javës së 35-të të Premier League.

    Në minutën e 9’ Gallagher zhbllokoi takimin, duke u dhënë avantazhin miqve.  Megjithatë në minutën e 21’ Vina barazoi për vendasit.

    Në minutën e 82’ Badiashille riktheu avantazhin te Chelsea dhe njëkohësisht realizoi golin e tij të parë me “Blutë” e Londrës, teksa në minutën e 86’ Joao Felix realizoi golin e tretë për ekipin e tij.

    Pas kësaj përballjeje Chelsea renditet në vend të 11-të me 42 pikë, teksa Bournemouth renditet në vend të 14-të me 39 pikë.

    Tottenham merr fitoren minimale 1-0 ndaj Crystal Palace, me golin e vetëm të këtij takimi që u realizua nga Kane në minutën e 45+1’.

    Sfida foli për më shumë “Spurs”, të cilët pas këtij takimi ngjiten në vend të gjashtë me 57 pikë, teksa Crystal Palace renditet në vend të 12-të me 40 pikë.

    Wolves-Aston Villa mbyllet me rezultatin 1-0 me golin e vetëm të kësaj sfidë që u realizua nga Toti në minutën e 9’, duke zhbllokuar sfidën dhe duke i dhuruar tri pikët ekipit të tij.

    Pas këtij takimi Wolves renditet në vend të 13-të me 40 pikë, teksa Aston Villa në vend të tetë me 54 pikë.

    TË LIDHURA

    ‘Festival’ golash në Miami, Bayern mposht Flamengon dhe kalon në çerekfinale

    30/06/2025 00:12

    A ia qëlloi Rapidi me transferimin e Drilon Hazrollajt?

    29/06/2025 23:15

    E kryer, Chelsea arrin marrëveshje me Brightonin për transferimin e Joao Pedros

    29/06/2025 22:37

    Ndodh edhe kjo | Lojtari i ekipit kombëtar të Bosnjës, Rade Kruniq, këndoi himnin serb përpara ndeshjes në Rusi (Video)

    29/06/2025 21:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.