Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Manchester City e “shkatërron” Bournemouth, dy pikë më pak se Arsenali
    Ballina-2

    Manchester City e “shkatërron” Bournemouth, dy pikë më pak se Arsenali

    25/02/2023 21:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester City e ka deklasuar AFC Bournemouth për ta zvogëluar në vetëm dy pikë epërsinë e Arsenalit që janë në vendin e parë. Alvarez (15’), Haaland (29’), Foden (45’) dhe Mepham (51’ autogol) shënuan golat për City.  Lerma (83’) shënoi golin e vetëm për Bournemouth. Pas kësaj fitoreje City ka 55 pikë pas 25 xhirove, dy më pak se Arsenali që ka një ndeshje më pak të zhvilluar

    Manchester City e ka deklasuar skuadrën e AFC Bournemouth me rezultat 1-4 në shtëpi të tyre, për ta vazhduar presionin ndaj Arsenalit që janë në vendin e parë.

    Minuta e 15 shënoi golin e parë në këtë ndeshje ku atë e shënoi Julian Alvarez dhe erdhi pasi Haaland kishte goditur shtyllën dhe topi u kthye të argjentinasi që shënoi golin e parë në këtë ndeshje.

    Klikoni KËTU për ta shikuar GOLIN…

    Goli i dytë për City u shënua nga Haaland në minutën e 29-të dhe ky gol ishte meritë më shumë e Foden që bëri një pasim perfekt për yllin norvegjez.

    Klikoni KËTU për ta shikuar GOLIN…

    Në minutën e fundit të pjesës së parë, City shënoi përsëri.

    Foden kësaj radhe shfrytëzoi mbrojtjen e dobët të vendasve për të shënuar gol në minutën e 45-të të ndeshjes.

    Klikoni KËTU për ta shikuar GOLIN…

    Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola.

    Julian Alvarez u mendua që shënoi gol në minutën e 51-të te ndeshjes, por pas disa minutave ky gol u shënua si autogol i shënuar nga Mepham i Bournemouth.

    Klikoni KËTU për ta shikuar GOLIN…

    Krejt çka bëri AFC Bournemouth deri në fund ishte një gol i shënuar në minutën e 83-të nga Lerma, për t’i ndryshuar shifrat në 1-4 të kësaj ndeshje.

    Klikoni KËTU për ta shikuar GOLIN…

    Në xhiron e ardhshme, që City e zhvillon në vikend, ata do të luajnë kundër Newcastle United derisa AFC Bournemouth luan kundër Arsenalit.

    TË LIDHURA

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.