Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Manchester City eliminohet nga Newcastle, Chelsea fiton ndaj Brighton
    Ballina-2

    Manchester City eliminohet nga Newcastle, Chelsea fiton ndaj Brighton

    27/09/2023 23:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester City eliminohet në fazën e 1/16-ave të EFL Cup, pasi u mund me rezultatin 1-0 nga Newcastle.

    Kjo ndeshje ishte shumë e luftuar nga të dyja anë, me pjesën e parë që u mbyll me porta të paprekura.

    Goli i vetëm dhe që vulosi këtë takim u realizua në minutën e 53’ nga Isak, që kështu kualifikon Newcastle në fazën e 1/8-ave.

    Chelsea kalon në raundin e 1/8-ave të EFL Cup pasi fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Brighton, me këta të fundit që eliminohen.

    Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa goli i vetëm i kësaj sfide u realizua nga Jackson në minutën e 51’.

    Minuta në këtë sfidë pati edhe për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Brojën që u aktivizua në minutën e 87’.

    Liverpool eliminon Leicester City nga EFL Cup pas fitores me përmbysje 3-1. Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës me McAteer në minutën e 3’, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-1.

    Megjithatë në pjesën e dytë vendasit realizuan tre gola dhe përmbysën rezultatin me Gakpo në minutën e 48’, Szoboszlai në minutën e 70 dhe Diogo Jota në minutën e 89’.

    Arsenal eliminon Brentford nga EFL Cup, ndërsa fitoi në transfertë me rezultatin 0-1. Goln e vetëm dhe të fitores për “The Gunners” e realizoi Nelson në minutën e 8’, i cili kualifikoi skuadrën e tij në fazën e 1/8-ave.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.