Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Manchester United i gatshëm të emërojë ish-trajnerin e Wolves si zëvendësues të Ten Hag
    Ballina-2

    Manchester United i gatshëm të emërojë ish-trajnerin e Wolves si zëvendësues të Ten Hag

    14/12/2023 22:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester United raportohet se e ka gjetur zëvendësuesin e Erik ten Hag dhe holandezi pritet të shkarkohet në fund të këtij viti.

    Djajtë e Kuq po kalojnë nëpër një sezon të vështirë, me klubin krejtësisht jashtë Evropës dhe që mbetet shumë larg ritmit në garën për titull. Humbja në shtëpi ndaj Bournemouth në fundjavë u pasua nga një tjetër humbje në Teatrin e Ëndrrave, teksa Bayern Munich u dha goditjen e fundit në Ligën e Kampionëve.

    53-vjeçari thuhet se ka tjetërsuar një pjesë të dhomës së zhveshjes dhe me tifozët që kanë filluar të kthehen kundër tij, mund të mos kalojë shumë kohë që shefat e Manchester United ta lirojnë nga detyra.

    Gazeta spanjolle Relevo ka raportuar se United është gati të emërojë Julen Lopetegui, i cili ka qenë i papunë që nga largimi nga Wolverhampton Wanderers para fillimit të sezonit.

    Spanjolli ka drejtuar edhe kombëtaren spanjolle dhe Real Madridin, ndërsa gjatë sezonit 2019/20, ai eliminoi Man United nga Liga e Evropës me Sevillën, rrugës për trofeun në Portugali.

    Relevo e ka quajtur Lopeteguin “shumë të pozicionuar” për të marrë postin e trajnerit – dhe me Daily Mail që pretendon një tjetër humbje të rëndë në Liverpool këtë fundjavë mund të ketë “degëzime të rëndësishme për të ardhmen e Ten Hag në klub”, mund të jetë më shpejt sesa mendohet që Lopetegui të marrë drejtimin e ekipit.

    TË LIDHURA

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33

    Ndeshen me Kosovën, selektori i Sllovakisë i shqetësuar

    17/12/2025 15:24

    Zbulohet shpërblimi i FIFA-s për Kosovën nëse e kalon play-offin në Kupën e Botës

    17/12/2025 13:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.