Ish-selektori i Italisë, Roberto Mancini ka marrë drejtimin e Përfaqësueses së Arabisë Saudite.
Mancini, të hënën është prezantuar në krye të Arabisë Saudite ndërsa në krye të saj do të debutojë muajin e ardhshëm.
Ai ka firmosur kontratë katërvjeçare me federatën saudite dhe do të ketë pagë vjetore prej 25 milionë eurosh. 58-vjeçari do të debutojë me Arabinë Saudite në ndeshjen miqësore kundër Kosta Rikës dhe Koresë së Jugut.
Këto ndeshje luhen në stadiumin “St.James Park” të Newcastle Unitedit dhe do të zhvillohen më 8 e 12 shtator.
58-vjeçari, i cili javë më parë u largua nga Italia, ka thënë se është i nderuar që do ta udhëheq Arabinë Saudite.
Ai ka zbuluar se synimi i tij është triumfi në Kupën e Azisë që mbahet në janar të vitit të ardhshëm. Mancini e ka fituar Evropianin e vitit 2020 me Përfaqësuesen e Italisë.