Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mane dhe Sane ushtrojnë rregullisht së bashku, pritet dënimi i sulmuesit senegalez
    Ballina-2

    Mane dhe Sane ushtrojnë rregullisht së bashku, pritet dënimi i sulmuesit senegalez

    13/04/2023 14:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përleshja e pabesueshme mes sulmuesve të Bayern Munichut, Sadio Mane dhe Leroy Sane natyrisht se do të lë pasoja.

    Sulmuesi senegalez e grushtoi atë gjerman pas ndeshjes me Manchester Cityn, me ç’rast ky u konsiderua si njëri prej skandaleve më mëdha të kohëve të fundit.

    E në stërvitjen e sotme u panë që të dy sulmuesit, natyrisht larg njëri-tjetrit.

    Sipas “Sky Sports”, të dy futbollistët i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit para krejt futbollistëve.

    Në Gjermani, ndërkohë, të gjithë e presin një pozicion nga kryesia e klubit, e cila është mbledhur mbrëmë, bashkë me lojtarët, për të vendosur se çka do të bëjë.

    Mane pritet të gjobitet e me gjasë edhe të suspendohet për një kohë.

    Aventura e ish-futbollistit të Liverpoolit deri tash në “Allianz Arena” ka qenë për t’u harruar. 

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.