Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mane gëzon fëmijët e fshatit të tij që po rriten në varfëri, iu dërgon fanella me nënshkrimin e tij
    Ballina-2

    Mane gëzon fëmijët e fshatit të tij që po rriten në varfëri, iu dërgon fanella me nënshkrimin e tij

    06/11/2022 14:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mane ka qenë ndoshta personaliteti më popullor në Senegal për disa vite për shkak të gjithçkaje që ai bën për njerëzit e vendit të tij. Ai shpenzon shuma të mëdha parash për ndihma humanitare, veçanërisht në qytetin e tij të lindjes, Bambali.

    Vitet e fundit ai ndërtoi një shkollë dhe një spital në vendlindjen e tij, ndërsa së fundi vendosi të ndërtojë një pikë karburanti dhe një postë për t’ua lehtësuar jetën bashkëqytetarëve, shkruanLIG Sport.

    Megjithatë, qëllimi i veçantë i Mane është të ndihmojë fëmijët në Senegal dhe në qytetin e tij të lindjes. Ai e di se në çfarë lloj varfërie po rriten, sepse e ka kaluar vetë dhe përpiqet t’i ndihmojë me çdo mundësi.

    Quando soube que iríamos para Bambali, gravar a raíz de @SMane_Officiel , tivemos a ideia de levar camisas oficiais do @FCBayernBR para presentear a criançada de lá. Pedimos ao clube e conseguimos que Mané assinasse todas elas.

    O resultado encheu meu ❤️. Obrigado @HBOMaxBR pic.twitter.com/KTiqT5SFC3

    — Arthur Quezada (@ArthurQuezada) November 1, 2022

    Mane tashmë ka bërë shumë për fëmijët në Bambali, por nuk dorëzohet dhe ka paralajmëruar se do të ndihmojë për aq kohë sa të mundet.

    Ai nuk shpenzon para për luks dhe tashmë e ka treguar në raste të panumërta se sa modest është.

    Mane vendosi këtë herë t’i befasojë fëmijët në vendlindjen e tij Bambali dhe me siguri ata do ta mbajnë mend gjestin e lojtarit të Bayernit sa të jenë gjallë.

    Mane së fundi dërgoi mbi 100 fanella të firmosura në Bambali, dhe ato u dërguan në Senegal nga gazetarët e TNT-së që po bëjnë një dokumentar për të, dhe ata ua dorëzuan fëmijëve dhe panë lumturinë në fytyrat e tyre kur u shfaqën dhuratat.

    Çdo fëmijë që ishte në fushën e futbollit atë ditë në shkollën në Bambali, e cila u ndërtua nga Mane, mori fanellën e heroit të tyre dhe kjo vetëm sa konfirmon pse ai ka statusin e legjendës në vendlindjen e tij, por edhe në të gjithë Senegalin.

    TË LIDHURA

    Ashtu si pritej, Chelsea në finale të Ligës së Konferencës

    08/05/2025 23:06

    Tjetër paraqitje bindëse e Unitedit që avancon në finale

    08/05/2025 23:02

    Nga lëndimet te lavdia: Historia frymëzuese dhe biseda në korridor me Fabregas që e bindi Vojvodës për aventurë te Como

    08/05/2025 21:27

    “Nëse nuk luajmë në garat evropiane – faji është i juaji” – presidenti i Ferizajt, Abazi, akuzon gjyqtarët

    08/05/2025 21:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.