Futboll ndërkombëtar

Mane zyrtarisht jashtë Botërorit

Mane zyrtarisht jashtë Botërorit

Pavarësisht vullnetit dhe dëshirës së madhe, Sadio Mane nuk do të mund të jetë pjesë e Botërorit. Tashmë është zyrtare. Lajmi i fundit është se ylli i Bayernit, Sadio Mane, do t’i mungojë Kombëtares së Senegalit në Botërorin e Katarit 2022. Ai u lëndua në sfidën kundër Werder Bremenit në më pak se dy javë

Besnik Batusha

Pavarësisht vullnetit dhe dëshirës së madhe, Sadio Mane nuk do të mund të jetë pjesë e Botërorit. Tashmë është zyrtare.

Lajmi i fundit është se ylli i Bayernit, Sadio Mane, do t’i mungojë Kombëtares së Senegalit në Botërorin e Katarit 2022.

Ai u lëndua në sfidën kundër Werder Bremenit në më pak se dy javë para se të fillonte Botërori. Fillimisht u grumbullua nga përzgjedhësi i kombëtares senegaleze, por edhe pse u bënë të gjitha përpjekjet për ta rikuperuar në kohë rekord, ai nuk ia doli.

Është vetë gjiganti medial “BBC” ai që konfirmoi këtë lajm. Mbase kjo nuk do të jetë mungesa më e madhe në Botëror vetëm për Senegalin, por edhe për tërë futbolldashësit.

BoteroriMane

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions