Maqedonia e Veriut e ka nisur me barazim 1-1 edicionin e ri të Ligës së Kombeve ndaj kombëtares modeste të Ishujve Faroe.
Maqedonët e panë veten në disavntazh vetëm pas nëntë minutash kur Ishujtë Farore, realizuan nga pika e bardhë me lojtarin Viljormur Davidsen.
Mirëpo, mysafirët nuk u dorëzuan dhe përmes futbollistit me prejardhje shqiptare, Enis Bardhi barazuan rezultatin.
Bardhi realizoi në minutën e 49-të.
Deri në fund të ndeshjes gola më nuk pati dhe të dy kombëtaret morën nga një pikë.
Maqedonia e Veriut ndeshjen e radhës e luan pas tre ditësh ndaj Armenisë, kurse në po të njëjtën ditë Ishujtë Faroe luajnë ndaj Letonisë.