Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Marash Kumbulla: Ëndërroja të shënoja para tifozëve
    Ballina-2

    Marash Kumbulla: Ëndërroja të shënoja para tifozëve

    09/03/2023 23:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Qendërmbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla është ndarë tejet i lumtur me fitoren e rëndësishme ndaj Real Sociedadit.

    Shqiptari shënoi golin e fitores dy minuta pa përfunduar koha e rregullt, me Romën që tani ka një avantazh prej dy golave para ndeshjes kthyese që zhvillohet javën tjetër.

    Pas ndeshjes, për mediat italiane është prononcuar edhe Kumbulla, që tha se ka ëndërruar të shënonte para tifozëve.

    “Moment i papërshkrueshëm. Gjithnjë ka qenë ëndrra ime që të shënojë para tifozëve. Kisha shënuar, por nga veriu (përballë tifozëve kundërshtarë), prandaj kjo ishte ndryshe. Shpresoj që goli im të shërbejë për ndeshjen kthyese. Rezultat i mirë“.

    Mbrojtësi përgëzoi tërë skuadrën për paraqitjen mbresëlënëse duke i falënderuar edhe tifozët për fitoren e madhe.

    “Nga e tërë skuadra, nuk ishin vetëm mbrojtësit ose mesfushorët por edhe sulmuesit na dhanë një dorë të mirë, kuptohet edhe tifozët. Është e pamundur të mos japësh gjithçka me këta tifozë“.

    Ai bëri me dije se do të vazhdojë të punojë shumë në mënyrë që të fitojë vendin nën urdhrat e Jose Mourinhos.

    “Gjithnjë punoj shumë. Ky jam unë, gjithmonë provoj të jap gjithçka në fuqi dhe dobësi. Jam tejet i lumtur“.

    Kujtojmë, ndeshja kthyese ndërmjet Real Sociedadit dhe Romës zhvillohet në Spanjën të enjten tjetër.

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.