Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Marca” shkruan për kthimin në formë të Muriqit – është përsëri “Pirati”
    Ballina-1

    “Marca” shkruan për kthimin në formë të Muriqit – është përsëri “Pirati”

    02/12/2025 19:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mediumi i njohur spanjoll, “Marca”, ia ka kushtuar një shkrim Vedat Muriqit, përkatësisht efikasitetit të tij në La Liga. Sulmuesi kosovar po shquhet me gola për Mallorcan në kampionatin spanjoll.

    “Marca” ka shkruar se Muriqi është kthyer në formën e tij më të mirë dhe aktualisht ka numër të barabartë të golave me Robert Lewdandowskin – nga tetë. Vetëm Kylian Mbappe, me 14 gola, është më efikas se Muriqi.

    Gazeta e njohur ka shkruar se Muriqi po kalon edicion përrallor, falë edhe vetëbesimit të tij.

    “Futbolli po i buzëqesh. Ai është më i zjarrtë se kurrë dhe është përsëri figurë kyç në ekipin e trajnerit Arrasate. Aq i rëndësishëm është saqë ka shënuar më shumë se gjysmën e golave të skuadrës së tij. Mallorca i ka 15 gola gjithsej. Tetë prej tyre mbajnë firmën e Muriqit, që ka luajtur në 13 ndeshje”, shkruan “Marca”.

    Muriqi, vazhdon shkrimin gazeta spanjolle, është i vendosur të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Mallorcas. Me 53,3 për qind të golave të shënuar nga e gjithë skuadra, Muriqi është i pari në këtë statistikë të veçantë në La Liga. Asnjë lojtar aktualisht nuk ka shënuar 53,3 për qind të golave të realizuar nga e gjithë skuadra. Sulmuesit të fuqishëm i afrohet vetëm Kylian Mbappe. Ai ka shënuar 14 gola nga 29 sa i ka Real Madridi, që është 48,27 për qind.

    “Marca” ka përmendur disa arsye që kanë ndikuar në kthimin e formës së Muriqit. Ka vlerësuar se sulmuesi i qendrës ka përfituar shumë nga ardhja e Jan Virgilit, që luan në krah. Me Virgilin në fushë, topi arrin më lehtë në zonën e kundërshtarit. Dhe aty është gjithnjë Muriqi.

    Edicioni më i mirë i Muriqit te Mallorca ishte ai 2022/2023. Atë kampanjë, prizrenasi e kishte përfunduar me 15 gola dhe tri asistime në 35 ndeshje kampionale. Mallorca i kishte gjithsej 37 gola. Pra Muriqi i kishte realizuar 40,5 për qind të golave të skuadrës.

    “Sulmuesi kishte shënuar shtatë gola deri në javën e 15-të në La Liga atë edicion. Pra një më pak se këtë edicion. Nëse Muriqi mund ta ruajë këtë efikasitet para portës, atij nuk do t’i duhet shumë kohë për të arritur shifrat më të mira në të gjithë karrierën në ishull”, ka shkruar Marca.

    TË LIDHURA

    “Marca” shkruan për kthimin në formë të Muriqit – është përsëri “Pirati”

    02/12/2025 19:56

    Duka, Ademi e Omeragiqi bëhen bashkë në Tetovë, Destani thekson rëndësinë e promovimit të standardeve dhe frymës evropiane të futbollit në rajon

    01/12/2025 14:27

    Trajneri i Baselit i del në mbështetje Shaqirit

    01/12/2025 14:18

    Vetëm gjashtë skuadra s’kanë humbur deri tani në UEFA Conference League, në mesin e tyre edhe Drita

    28/11/2025 12:37
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.