Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Marca zbulon planin e ‘çmendur’, Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo shokë të një skuadre
    Ballina-1

    Marca zbulon planin e ‘çmendur’, Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo shokë të një skuadre

    29/12/2022 20:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos mund të luajnë në të njëjtin ekip, sërish. Marca në Spanjë bën me dije se Al-Nassr në Arabinë Saudite e ka gati planin që veç kapitenit të Portugalisë të paraqesë ofertën për mbrojtësin e PSG-së. 36-vjeçari e ka fituar vendin e titullarit në Paris dhe dje ishte në fushë në fitoren e siguruar në kampionat, por vera që vjen mund ta gjejë Ramos në një ekip të ri.

    Në Arabinë Saudite bëjnë me dije se presidenti i klubit dhe drejtori sportiv i Al-Nassr kanë në plan që të udhëtojnë drejt Parisit për të paraqitur ofertën në drejtim Sergio Ramos.

    Prioritet për momentin është nënshkrimi me Ronaldon, teksa klubi saudit do merrte vëmendjen e duhur publicitare nga portugezi. “Kohët e fundit, një person i besuar nga Cristiano Ronaldo , i cili nuk ishte Jorge Mendes , ishte në Riad duke përshkruar detajet e gjithçkaje që do të sillte prania e CR7 në Arabinë Saudite”, bën me dije Marca. Kujtojmë se Ramos dhe Ronaldo kanë qenë pjesë e Real Madrid dhe për shumë vite kanë fituar gjithçka me ‘Galaktikët’.

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.