Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mario Mitaj bind arabët, Al Ittihad do të blejë përfundimisht mbrojtësin shqiptar
    Ballina-2

    Mario Mitaj bind arabët, Al Ittihad do të blejë përfundimisht mbrojtësin shqiptar

    24/01/2025 23:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nuk duhet të presë deri në fund të sezonit për të mësuar të ardhmen e tij. Mario Mitaj pritet të bëhet një lojtar me te drejta të plota i Al Ittihad në Arabinë Saudite.

    Mbrojtësit të kombëtares kuqezi i kanë mjaftuar vetëm pak muaj për të bindur “sheikët” që të blejnë përfundimisht kartonin e tij nga Lokomotiva e Moskës.

    Mitaj u transferua në merkaton e verës në Ligën Profesioniste Saudite në formë huazimi për 3 milion euro, ndërsa klubet ranë dakord edhe për 5 milion euro të tjera për shitjen përfundimtare.

    Pikërisht këtë shifër, AL Itihad do ta paguajë që në janar, për të finalizuar bllerjen e futbollistit kuqezi.

    Ky vendim është pjekur, duke parë paraqitjet e Mitaj në fushën e lojës.

    Ai u kthye menjëherë në një titullar të padiskutueshëm bashkë me yjet e futbollit si Benzema, Kante apo Fsabinjo.

    Deri tani në sezonin e parë, 21 vjeçari ka shënuar 1 gol, ndërsa ka dhënë edhe 4 asist, duke ndihmuar Al Ittihad në garën për titullin kampion.

    Po ashtu, Mitaj është një nga lojtarët më të vlerësuar në këtë sezon, me një notë mesatar 7.3 për ndeshje.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.