Joao Mario ka folur për detajet e takimit mes Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandesit.
Gjatë ditës së sotme u shpërnda një video nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, në prag të fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Në videon e publikuar nga dhoma e zhveshjes, Ronaldo u pa duke i zgjatur dorën Fernandesit, por mesfushori u tregua i “ftohtë”.
The moment Cristiano Ronaldo met up with Bruno Fernandes for World Cup duty for Portugal 👀 pic.twitter.com/xUGoxEwxNj
— SPORTbible (@sportbible) November 14, 2022
Megjithatë, sipas Joao Marios, e gjithë kjo ishte vetëm një shaka mes dyshes së Manchester Unitedit.
“Isha në dhomat e zhveshjes në atë moment, pashë foto. Ishte një shaka mes tyre sepse Bruno ishte një nga të fundit që mbërriti dhe Cristiano e pyeti nëse kishte ardhur me varkë”, tha ai gjatë konferencës për media.
Ishte vetëm një shaka mes tyre, ata luajnë së bashku”, shtoi mesfushori i Benficas.