Maroku, i pari në grupin e vështirë

Përfaqësuesja e Marokut ka fituar grupin e vështirë të Kupës së Botës për të avancuar në 1/8 e finales. Maroku në duelin kundër Kanadasë, që ishte i fundit në kuadër të Grupit F, u mbyll me fitoren e marokenëve. Ndeshja e luajtur të enjten në “Al-Thumama Stadium” përfundoi me shifrat 2:1. Me këtë triumf, Maroku
Përfaqësuesja e Marokut ka fituar grupin e vështirë të Kupës së Botës për të avancuar në 1/8 e finales. Maroku në duelin kundër Kanadasë, që ishte i fundit në kuadër të Grupit F, u mbyll me fitoren e marokenëve. Ndeshja e luajtur të enjten në “Al-Thumama Stadium” përfundoi me shifrat 2:1.
Me këtë triumf, Maroku e ka mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë me shtatë pikë, duke lënë pas vetes Kroacinë e Belgjikën, që u eliminua nga turneu. Futbollistët e Marokut, shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë, që dolën të ishin vendimtarë në fitoren e dytë rresht.
Para Kanadasë, Maroku e mposhti Belgjikën 2:0 kurse barazoi pa gola ndaj Kroacisë në duelin e parë.
Hakim Ziyech zhbllokoi rezultatin në minutën e katërt, ndërsa epërsinë e dyfishoi Youssef En-Nesyri në të 23-tën. Kanadaja ngushtoi rezultatin në minutën e 40-të, por ishte autogol i mbrojtësit Nayef Aguerd. Për Kanadanë, kjo ishte humbja e tretë në po aq ndeshje të luajtura në turneun e Katarit.
Në 1/8 e finales, Maroku do të përballet me ekipin që përfundon i dyti në Grupin E.



