Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Marotta shumë i zhgënjyer në Lukaku, e ardhmja e belgut një mister
    Ballina-2

    Marotta shumë i zhgënjyer në Lukaku, e ardhmja e belgut një mister

    21/08/2023 19:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi belg i ka lënë shije të keqe Beppe Marottas pasi duket se e ka refuzuar rikthimin në Inter dhe po kërkon një kalim të Juventusi

    Drejtori i Inter Milanit, Marotta ka shprehur zhgënjimin e tij në sulmuesin e Chelsea, Romelu Lukaku, i cili refuzoi mundësinë për t’u rikthyer në klub dhe raportet thonë se ai ka arritur një marrëveshje me Juventusin.

    Marotta ka folur për Radio Serie A të hënën në mëngjes dhe ka folur për planet që ka Interi në këtë merkato.

    “Janë disa objektiva që ju mendoni se do t’i arrini, por në fund ato nuk ndodhin”, tha ai kur foli për dështimin e transferit të Lukaku.

    “Mund ta them këtë që Lukaku me ka zhgënjyer shumë. Nuk e di se ku do të shkojë tani, nuk kanë mbetur shumë opsione, por nuk mendoj që ai do të kthehet në Itali, kanë mbetur vetëm 10 ditë në merkato”.

    Sulmuesi Joaquin Correa zgjodhi që të largohet nga San Siro, e cila gjë bëri që Interi të kërkojë përforcime për sezonin e ri. Objektivi i tyre, Lazar Samardzic dhe Gianluca Scamacca zgjodhën për të nënshkruar me skuadra të tjera të Seria A, duke kaluar në Udinese dhe Atalanta.

    “Ai (Correa) dëshironte të luante dhe ne nuk e injoruam këtë. Piero Ausilio është duke punuar në këtë aspekt. Alexis Sanchez është një kampion i madh, ai na ka dërguar mesazhe rikthimi dhe kjo është pozitive”, shtoi ai.

    Pasi kanë fituar pikët maksimale në ndeshjen e parë të Serie A, Interi do të udhëtojë për të luajtur të hënën e ardhshme kundër Cagliarit, skuadër kjo që u rikthye në Serie A këtë sezon.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.