Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mashtrimi i shekullit në futboll
    Ballina-1

    Mashtrimi i shekullit në futboll

    21/08/2026 15:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    “Mashtrimi i jashtëzakonshëm i shekullit: Ali Dia gënjeu dhe e prezantoi veten si kushëriri i Weahs, iu bashkua Southamptonit dhe i luajti vetëm 53 minuta në Premier League para se të zhdukej si legjendë”. 

    Kështu e ka nisur mediumi kroat “24sata” një shkrim të gjatë për mashtrimin që ndodhi në futbollin anglez vite më parë. 

    Edhe mediumet në Angli kanë shkruar për këtë rast. 

    Senegalezit Ali Dia iu dha rasti, ndërsa ai vlerësohet ta ketë tregimin e jashtëzakonshëm si “ndoshta sulmuesi më i dobët në elitën e futbollit anglez”. 

    Të enjten, Dia e festoi ditëlindjen e 61-të. 

    Ai e nisi karrierën në kategoritë e ulëta të futbollit në Francë, ndërsa pas disa sezonesh gënjeu se është i afërm i fituesit të “Topit të Artë”, George Weah që është nga Liberia. 

    Në vitin 1995 ai kishte ndërruar tri ekipe, ndërsa konfirmimi i informatave në atë kohë ishte shumë e vështirë. 

    Kishte luajtur për klube në Finlandë dhe Gjermani. 

    Shpejtë e ndryshoi strategjinë, ndërsa një shok i tij kishte kontaktuar disa klube angleze për t’ua ofruar shërbimet e një “talenti të jashtëzakonshëm”, duke vazhduar tutje se ka qenë pjesë e PSG-së në të kaluarën dhe e ekipit përfaqësues të Senegalit. 

    Trajneri Harry Redknapp i West Hamit në atë kohë e kishte nuhatur gënjeshtrën, por jo edhe Graeme Souness i Southamptonit. Southamptoni i kishte ofruar kontratë njëmujore. 

    Në stërvitje, Dia kishte shfaqur formë shumë të dobët, por fati ishte në anën e tij. Për shkak të shumë lëndimeve, ai ishte përfshirë në skuadër për ndeshjen ndaj Leeds Unitedit. Pas lëndimit të Matt Le Tissier në minutën e 32-të, Dia e fitoi shansin dhe më pas bëri gabime të shumta, shkruan mediumi kroat. 

    Souness e nxori atë nga loja në minutën e 85-të dhe klubi ia ndërpreu menjëherë kontratën.

    Në total, “aventura” e tij në Premier League zgjati vetëm 53 minuta, por mjaftueshëm për t’u shndërruar në legjendë.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.