Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Matematikisht – Chelsea mund të bije në Championship
    Ballina-2

    Matematikisht – Chelsea mund të bije në Championship

    29/04/2023 23:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Chelsea ende mund të bjerë nga Liga Premier këtë sezon, ndërsa përgatitet për një makth.

    Frank Lampard u kthye në Stamford Bridge në fillim të këtij muaji pas shkarkimit të Graham Potter.

    Por trajneri i përkohshëm, i cili është në krye vetëm deri në fund të sezonit, ka humbur të pesë ndeshjet e para.

    Dhe fitorja 4-3 e Crystal Palace ndaj West Hamit të shtunën i çoi ata mbi Chelsean, duke i lënë fituesit e Ligës së Kampionëve të vitit 2021 në vendin e 12-të.

    Ata kanë ende një diferencë prej 10 pikësh në zonën e rënies – e cila është e pushtuar nga Leicester, Everton dhe Southampton.

    Por, matematikisht ata ende mund të bien në Chmapionship.

    Dhe frika e një rënieje të jashtëzakonshme nga kategoria bëhet një propozim edhe më realist kur merret parasysh ndeshjet e ardhshme të Chelseat.

    Chelsea është në një formë tronditëse me afrimin e fundit të sezonit

    Lojtarët e Lampardit përballen me katër top ekipe në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit të sezonit.

    Ata udhëtojnë te liderët e Ligës Premier, Arsenali, të martën, përpara një ndeshjeje tjetër jashtë fushe në Bournemouth – të cilët kanë fituar katër nga gjashtë të fundit.

    Chelsea pastaj pret Nottingham Forestit në Stamford Bridge më 13 maj me skuadrën e Steve Cooper që pritet të jetë ende duke luftuar për të mos rënën nga liga.

    Dhe nëse ata do të vazhdojnë të rrëshqasin në tabelë pas përplasjes së Forestit, tre ndeshjet e tyre të fundit duken tepër ogurzezë.

    Udhëtimet në Manchester City dhe Manchester United pasohen në ditën e fundit nga një ndeshje kundër Neëcastle në Stamford Bridge.

    Humbja e të gjitha ndeshjeve të tyre të mbetura mund ta lërë Chelsean rrezikshëm afër rënies dhe të sjellë frikë reale për rënien në nivelin e dytë për herë të parë në 35 vjet.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.