Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mauricio Pochettino, trajneri favorit për të drejtuar Chelsean
    Ballina-2

    Mauricio Pochettino, trajneri favorit për të drejtuar Chelsean

    21/04/2023 20:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mauricio Pochettino raportohet se është tani favoriti për të drejtuar Chelsean, pasi Julian Nagelsmann ka refuzuar mundësinë për të nisur një aventurë të re me londinezët.

    Më herët është raportuar se edhe Luis Enrique është jashtë kësaj gare, duke e bërë kështu tani argjentinasin favorit për të drejtuar “Blutë”.

    Fabrizio Romano ka bërë të ditur se bisedimet mes Pochettinos dhe Chelseat tani do të vazhdojnë siç pritej. Bisedimet mes palëve nisën në fillim të kësaj jave.

    Tottenham Hotspur, klubi tjetër nga Londra që është në kërkim të një trajneri, thuhet se nuk ka lëvizur për të rikthyer 51-vjeçarin.

    Mauricio Pochettino është pa skuadër që nga vera e vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Paris Saint-Germaini.

    Përveç PSG-së dhe Tottenhamit, ai ka drejtuar edhe Espanyolin e Southamptonin.

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.