Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mbappe bën heroin në minutën e 90-të, PSG-ja vazhdon marshimin në kampionat
    Ballina-1

    Mbappe bën heroin në minutën e 90-të, PSG-ja vazhdon marshimin në kampionat

    12/03/2023 00:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    PSG-ja ka triumfuar ndaj Brest me rezultatin 1:2,  në duelin e javës së 27-të të Ligës 1 franceze. Një sfidë emocionuese që u vendos nga goli i Kylian Mbappe në minutën e 90-të.

    Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1, teksa Soler zhbllokoi fillimisht duelin me golin e realizuar në minutën e 37-të, ndërkohë në të 43-tën, ishte Honorat që vendosi baraspeshën për vendasit.

    Për golin e fitores skuadra e Galtier, duhet të priste minutën e 90-të, kur Mbape, pas asistim të Mesit, arriti të tundte rrjetën.

    Ky ishte triumfi i katërt radhazi në kampionat për kryesuesit e PSG-së, që tashmë e shohin veten 10 pikë larg Marsejës së vendit të dytë që ka një ndeshje më pak. Në sfidën e radhës PSG-ja e yjeve do të presë Ren në shtëpi.

    TË LIDHURA

    Fitoi 7,5 milionë dollarë në SHBA, sulmuesi i Kombëtares shqiptare bëhet gati për firmën në Serinë B

    02/02/2026 14:08

    Chelsea fiton në fund superndeshjen ndaj West Hamit

    31/01/2026 21:41

    Asllani fiton penallti në fitoren e Hoffenheimit

    31/01/2026 19:12

    Arsenali e shkatërron Leedsin

    31/01/2026 19:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.