Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mbappe e barazon rekordin e Cavanit si golashënuesi më i mirë në histori të PSG-së
    Ballina-1

    Mbappe e barazon rekordin e Cavanit si golashënuesi më i mirë në histori të PSG-së

    27/02/2023 11:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kylian Mbappe e ka shkruar emrin e tij në histori të Paris Saint-Germainit.

    Sulmuesi francez shkëlqeu mbrëmë në fitoren e parisienëve ndaj Marseillet me rezultat 3:0 duke i realizuar dy gola.

    E këta ia mundësuan atij që të arrijë në kuotën e 200 golave me klubin nga Parisi, sa i kishte shënuar edhe Edinson Cavani, i cili deri tash ishte golashënuesi më i mirë në histori të klubit.

    24 vjeçari synon që ta marrë primatin qysh në ndeshjen e ardhshme.

    Ish-futbollisti i Monacos ndërkohë i ka realizuar 29 gola në 29 ndeshje këtë sezon deri tash me PSG-në, duke shfaqur formë të jashtëzakonshme.

    Edhe pse ka kontratë afatgjate në “Parkun e Princave”, përfaqësuesi francez mund të lëvizë gjatë verës nga Parisi për t’iu bashkuar Real Madridit, i cili po e kërkon qe një kohë të gjatë. 

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.