Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mbappe e do edhe Hakimin me vete te Reali
    Ballina-2

    Mbappe e do edhe Hakimin me vete te Reali

    20/02/2023 20:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sipas një raportimi të Football Espana, Kylian Mbappe dëshiron t’i bashkohet Real Madridit në verë, ndërsa me vetë dëshiron ta marrë edhe bashkëlojtarin te Paris Saint-Germaini, Achraf Hakimi.

    Është duke u spekuluar se anësori francez planifikon të largohet nga Parc des Princes në fund të sezonit falë një klauzole të përfshirë në kontratën e tij.

    Në bazë të njoftimeve, ai tashmë është duke e planifikuar të ardhmen në kryeqytetin spanjoll, ndërsa pjesë e planeve të tij është edhe mbrojtësi maroken.

    Reali është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë dhe është lidhur me Hakimin në të kaluarën.

    Më herët, gazeta spanjolle, El Nacional, ka raportuar se 24-vjeçari është i interesuar të kthehet te klubi i fëmijërisë (me të cilin ka luajtur edhe në nivelin senior) nëse do të krijohej një mundësi.

    TË LIDHURA

    Shifrat e veçanta të afatit kalimtar veror

    02/09/2025 21:53

    Juventusi shpall listën e skuadrës që do të luajë në Ligën e Kampionëve – Tudor merr vendim për Zhegrovën

    02/09/2025 20:12

    Një tifoz i Dritës dënohet me 500 euro për “stërpikje me birrë” në derbin me Llapin

    02/09/2025 20:11

    Fitore e madhe e Bosnjës dhe Beqiragiqit ndaj Greqisë

    02/09/2025 19:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.