Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mbappe fiton ”betejen” e parë ndaj PSG-së për 55 milionë eurot e papaguara
    Ballina-1

    Mbappe fiton ”betejen” e parë ndaj PSG-së për 55 milionë eurot e papaguara

    25/10/2024 18:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kylian Mbappe ka fituar betejen e parë ndaj PSG-së, ku ka kërkuar 55 milionë euro për pagat e papaguara nga klubi parisien.

    Komisioni i Apelit i Ligës Franceze (LFP), ka lënë në fuqi vendimin që urdhëron Paris Saint-Germain ti paguajë Kylian Mbappes 55 milionë euro.

    Kampionët e Ligue 1 kanë thënë se kontrata e Mbappé ishte “ndryshuar ligjërisht” dhe se ai refuzoi angazhimet kur u largua nga klubi për t’iu bashkuar gjigantëve spanjollë Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës.

    PSG tha muajin e kaluar se Mbappé, 25 vjeç, kishte refuzuar një ofertë nga LFP për të ndërmjetësuar për këtë çështje.

    Komisioni i Përbashkët Kombëtar i Apelit i LFP dëgjoi palët më 15 tetor dhe njoftoi të premten se kishte vendosur në favor të Mbappé.

    “Klubi duhet t’i paguajë atij pagën që ai kërkon. Ky vendim nuk është objekt apelimi, por mund t’i referohet Komitetit Ekzekutiv të FFF [Federatës Franceze të Futbollit],” i tha LFP Reuters.

    Megjithatë, PSG tha se do të “detyrohet ta çojë çështjen para gjykatave kompetente” ndërsa ende përpiqet të gjejë një “zgjidhje miqësore” me Mbappé, i cili u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të klubit francez gjatë qëndrimit të tij shtatëvjeçar në kryeqytet

    TË LIDHURA

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34

    Shkëlqeu në fitoren ndaj Suedisë, Galatasaray kërkon yllin e Kosovës

    09/09/2025 18:20

    FFK reagon në UEFA ndaj referimit ofendues të Federatës së Futbollit të Spanjës ndaj Kosovës

    09/09/2025 14:44

    Muriqi me fjalë të fuqishme gëzimi pas fitores së madhe ndaj Suedisë

    09/09/2025 13:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.