Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mbappe fiton rastin ndaj PSG’së, klubi francez do t’i paguajë 61 milionë euro
    Ballina-1

    Mbappe fiton rastin ndaj PSG’së, klubi francez do t’i paguajë 61 milionë euro

    16/12/2025 18:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një gjykatë franceze ka urdhëruar Paris Saint-Germainin që t’i paguajë 61 milionë euro kompensim sulmuesit të Real Madridit, Kylian Mbappe.

    Mbappe fitoi rastin ndaj PSG-së për pagat dhe bonuset e papaguara.

    Gjykata bëri të ditur se PSG-ja nuk i kishte paguar Mbappes tri paga mujore.

    Mbappe e paditi Parisin pasi pretendoi se nuk kishte marrë rrogë për muajin prill, maj dhe qershor të vitit 2024.

    “Jemi të kënaqur me vendimin. Kjo është ajo që mund të pritet kur pagat nuk paguhen”, ka thënë avokati i Mbappes, Frederique Cassereau, shkruan të martën “Reuters”.

    Ylli francez u largua nga Parisi verën e kaluar si lojtar i lirë për t’u transferuar te “Los Blancos”.

    26-vjeçari Mbappe është legjendë e Parisit. Ai është edhe golashënuesi më i mirë në histori të PSG-së.

    Me Parisin zhvilloi 308 ndeshje dhe kontribuoi me 256 gola dhe 110 asistime.

    Mbappe është duke e kaluar edicionin e dytë te Reali.

    Ai është duke shkëlqyer edhe me klubin mbretëror. Këtë edicion ka 26 gola në 22 ndeshje në të gjitha garat.

    TË LIDHURA

    Chelsea fiton në fund superndeshjen ndaj West Hamit

    31/01/2026 21:41

    Asllani fiton penallti në fitoren e Hoffenheimit

    31/01/2026 19:12

    Arsenali e shkatërron Leedsin

    31/01/2026 19:07

    Dardan Berisha jo më beqar, fejohet me bukuroshen Belinda Mehana

    30/01/2026 20:13
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.