Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mbappe gati për Bayernin: Kemi besim, do të shkojmë në Mynih për t’u kualifikuar
    Ballina-1

    Mbappe gati për Bayernin: Kemi besim, do të shkojmë në Mynih për t’u kualifikuar

    05/03/2023 12:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Francezët e PSG do të udhëtojnë drejt Gjermanisë ku të mërkurën mbrëma do të zhvillojnë “aktin” e 2-të, të fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, kundra Bayern Munich, me këta të fundit që udhëheqin pas fitores minimale 0 me 1, në tokën franceze.

    Një koment mbi këtë përballje e ka bërë dhe Kylian Mbappe, i cili në përballjen e mbrëmshme ndaj Nantes në “Parc des Princes” arriti të gjente rrugën e rrjetës, gol ky i cili i shërbeu 24-vjeçari për të vendosur një rekord të ri te francezët, teksa është kthyer në golashënuesin më të mirë në histori të klubit me plot 201 gola.

    Në pesë minutat e fundit, nuk doja të bëja presion mbi veten time. E dija se mund të thyeja rekordin, por nuk doja t’i detyroja gjërat. Dhe fakti që arritëm të shënonim në fund është i madh.

    Të luash për PSG-në është një privilegj. U rrita si futbollist. Kam ndryshuar dukshëm. Të luash për këtë klub është diçka e veçantë. Nëse dikush do të më thoshte se do të shënoja një gol rekord duke mbajtur shiritin e kapitenit, nuk do ta besoja.

    Kjo është një arritje individuale, por unë jam këtu për ekipin. Falenderoj të gjithë partnerët, trajnerët, menaxhmentin, tifozët që më dhanë gjithçka këtu. Ne do të shkojmë në Mynih për t’u kualifikuar në raundin tjetër ne kemi kthyer besimin tonë dhe jemi të vendosur”,- është shprehur “superylli” francez. 

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.