Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mbappe kthehet në çështje në Francë, çfarë ka ndodhur me të?
    Ballina-1

    Mbappe kthehet në çështje në Francë, çfarë ka ndodhur me të?

    04/07/2024 09:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nisja aspak emocionuese e Kampionatit Evropian për Francën po krijon mjaft polemika në vendin e dy herë kampionëve të botës.

    “Blutë” arritën në çerekfinale vetëm falë dy autogolave ​​dhe një goli nga pika e bardhë e penalltisë, që u ekzekutua nga Kylian Mbappe.

    “Gjendja shpirtërore, forma atletike, pyetje taktike… Ku është vërtet Kylian Mbappe në këtë kampionat europian?”,-pyet “L’Equipe”.

    “Pavarësisht kualifikimit të “Bluve” për në çerekfinale, Kylian Mbappe nuk po luan Kampionatin Europian që imagjinonte se do të luante. Sigurisht i ndikuar nga hunda e thyer, Kylian Mbappe nuk po e udhëheq ekipin siç do të duhej. Problemet e efektivitetit dhe sulmit janë edhe të tijat, me Francën që ka përfituat falë autogolave dhe penalltisë. Për momentin, Franca është mirë me lojën e saj në mbrojtje. Megjithatë herët a vonë, ndoshta të premten në Hamburg kundër Portugalisë, ata do të kenë nevojë për një nga lojtarët më të mirë në botë për të bërë diferencën që pritet nga një sulmues i rangut të tij, që për momentin nuk është ende kështu”, është përfundimi i ashpër i shkrimit të medies Franceze.

    TË LIDHURA

    Një 16 vjeçar vendos, Liverpool fiton ndaj Newcastle në një ndeshje të çmendur me pesë gola dhe karton të kuq

    25/08/2025 23:16

    Zyrtare: Albian Hajdari kalon te Hoffenheim

    25/08/2025 21:14

    Batatina: 3:0 duhej të ishte rezultati për Llapin vetëm në pjesën e parë

    25/08/2025 21:03

    Zyrtare: Ermal Krasniqi kalon te Legia Varshava

    25/08/2025 21:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.