Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mbappe ndahet nga e dashura e tij transgjinore, fillon lidhje të re me modelen belge
    Futboll ndërkombëtar

    Mbappe ndahet nga e dashura e tij transgjinore, fillon lidhje të re me modelen belge

    23/12/2022 21:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kylian Mbappe raportohet se është ndarë me Ines Raun dhe tani ka filluar të takohet me Stephanie Rose Bertram.

    Ajo që e bën veçanërisht kurioz këtë zhvillim është fakti se Stephanie Rose Bertram, një modele belge 28-vjeçare, ka përvojën e të qenit e dashura e një lojtari të PSG-së në të kaluarën, pasi më parë ishte lidhur me Gregory van der Wiel gjatë kohës së tij në Paris.

    Stephanie Bertram-Rose, Model - Into The Gloss | Into The Gloss
    Modelja belge Stephanie Bertram Rose

    Sipas raportimeve, lidhja e tyre e re është konfirmuar nga fotot që stilistja Eli Mizrahi ka postuar në Instagram.

    Në to, modelja belge shihet duke përkrahur Mbappen në Botëror, teksa ishte në Katar, si dhe duke i dedikuar disa mesazhe ndaj tij, ndaj supozohet se ata tashmë janë çift.

    Mbappe ndahet nga modelja transgjinore Ines Rau

    Ky zhvillim vjen pasi Mbappe supozohej se kishte dalë me Ines Rau, një modele transgjinore 32-vjeçare.

    Madje ai nuk e ndjek më Raun në Instagram, kështu që ajo lidhje supozohet se ka përfunduar plotësisht.

    Ndërsa të gjitha më sipër janë ende të pakonfirmuara nga lojtari, bëhet e ditur se ai është rikthyer në Paris dhe se është rikthyer në stërvitjet e PSG-së më herët se ç ‘duhej.

    Pasi humbi finalen e Kupës së Botës 2022 kundër Argjentinës, pavarësisht se shënoi tre gola plus një penallti në gjuajtje, Mbappe po kërkon të ketë suksese me klubin e tij, i etur për të pasur një sezon të mirë 2022/23 dhe për të fituar përfundimisht Ligën e Kampionëve.

    TË LIDHURA

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36

    Lumbardh Dellova drejt Superligës turke

    08/06/2025 20:12

    Rrahmani nuk e mendon largimin nga Sparta

    08/06/2025 20:07

    Foda për ndeshjen ndaj Komoreve: Nuk do eksperimentojmë shumë

    08/06/2025 18:52
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.