Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mbappe nuk e lënë të qetë edhe në ndeshje basketbolli, finalja e humbur i bëhet “ferr”
    Futboll ndërkombëtar

    Mbappe nuk e lënë të qetë edhe në ndeshje basketbolli, finalja e humbur i bëhet “ferr”

    04/01/2023 17:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kylian Mbappe theksoi para disa ditëve se finalen e humbur në Kupën e Botës nga pika e bardhë e penalltive përballë Argjentinës, nuk do ta harrojë kurrë. Dhe, mesa duket tifozët e futbollit, por jo vetëm po bëjnë të pamundurën për t’ia “plotësuar” dëshirën 24-vjeçarit.

    Së fundmi, Mbappe së bashku me Hakimin, shijuan një ndeshje basketbolli në New York aty ku luanin Brooklyn Nets me San Antonio Spurs. Ishte një mbrëmje spektakolare në Barclays Center, mirëpo për Mbappe nuk munguan thumbimet nga tifozët prezentë, duke e ngacmuar francezin për finalen e humbur me Argjentinën. Një pjesë e tifozëve sapo pikasën Mbappe nisën të këndonin himnin e famshëm argjentinas, “Muchachos”.

    Një këngë që amerikano-latinët i shoqëron që pas triumfit në Kupën e Amerikës ndaj Brazilit, ndërsa i solli fat edhe në Katar. Megjithatë, Mbappe nuk kishte çfarë të bënte dhe iu desh të duronte edhe njëherë tjetër festën argjentinase, këtë herë në New York.

    TË LIDHURA

    Sukses historik i Dritës, kualifikohet në raundin e dytë të Championsit

    15/07/2025 21:59

    Fitore e madhe e Kosovës U20 ndaj Hungarisë

    15/07/2025 21:53

    Drita në epërsi 2:0, Manaj shënon edhe golin e dytë

    15/07/2025 20:28

    Malisheva prezanton mbrojtësin nigerian

    15/07/2025 16:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.