Futboll ndërkombëtar

Mbappe nuk e lënë të qetë edhe në ndeshje basketbolli, finalja e humbur i bëhet “ferr”

Mbappe nuk e lënë të qetë edhe në ndeshje basketbolli, finalja e humbur i bëhet “ferr”

Kylian Mbappe theksoi para disa ditëve se finalen e humbur në Kupën e Botës nga pika e bardhë e penalltive përballë Argjentinës, nuk do ta harrojë kurrë. Dhe, mesa duket tifozët e futbollit, por jo vetëm po bëjnë të pamundurën për t’ia “plotësuar” dëshirën 24-vjeçarit. Së fundmi, Mbappe së bashku me Hakimin, shijuan një ndeshje

Besnik Batusha

Kylian Mbappe theksoi para disa ditëve se finalen e humbur në Kupën e Botës nga pika e bardhë e penalltive përballë Argjentinës, nuk do ta harrojë kurrë. Dhe, mesa duket tifozët e futbollit, por jo vetëm po bëjnë të pamundurën për t’ia “plotësuar” dëshirën 24-vjeçarit.

Së fundmi, Mbappe së bashku me Hakimin, shijuan një ndeshje basketbolli në New York aty ku luanin Brooklyn Nets me San Antonio Spurs. Ishte një mbrëmje spektakolare në Barclays Center, mirëpo për Mbappe nuk munguan thumbimet nga tifozët prezentë, duke e ngacmuar francezin për finalen e humbur me Argjentinën. Një pjesë e tifozëve sapo pikasën Mbappe nisën të këndonin himnin e famshëm argjentinas, “Muchachos”.

Një këngë që amerikano-latinët i shoqëron që pas triumfit në Kupën e Amerikës ndaj Brazilit, ndërsa i solli fat edhe në Katar. Megjithatë, Mbappe nuk kishte çfarë të bënte dhe iu desh të duronte edhe njëherë tjetër festën argjentinase, këtë herë në New York.

FrancaMbappeNBA

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions