Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Mbappe nuk është si Messi”, Capello: Epoka e francezit sapo ka filluar, nuk ka pasardhës te Leos
    Ballina-2

    “Mbappe nuk është si Messi”, Capello: Epoka e francezit sapo ka filluar, nuk ka pasardhës te Leos

    19/12/2022 19:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Triumfi në Kupën e Botës së Katarit, ngjit Lionel Messin në një piedestal që nuk e kishte arritur më parë. Numri 10 tashmë po konsiderohet gjithnjë e më shumë si futbollisti më i mirë në histori ndërsa nga ana tjetër, elozhet për 35-vjeçarin vijnë edhe nga Fabio Capello. Italiani thekson se nuk ka pasardhës të Messit në botën e futbollit duke e konsideruar atë unik, ndërsa shton se Mbappe nuk është si argjentinasi, megjithatë para tij është një rrugë e mbushur me sukses.

    “Mbappe nuk është si Messi, që gjithsesi ka një të ardhme të madhe përpara. Me siguri do të fitoj shumë Topa të Artë, epoka e tij sapo ka filluar. Nga ana tjetër, Messi është si një melodi e mrekullueshme. Për fat të keq nuk shoh asnjë lojtar që të jetë pasardhës i tij, ndërkohë Messi ishte pasardhës i Maradonës dhe Maradona vetë ishte pasardhës i Pele. Mbappe është ndryshe, ai është një golashënues i lindur”.

    Në fund, italiani është ndalur edhe te risitë taktike që dhuroi futbolli në Kupën e Botës me Capellon që shprehet se Serie A duhet të mësojë nga Botërori ndërsa shtoi se “Tiki-Taka-s” i ka ardhur fundi.

    “Serie A duhet të mësojë nga Botërori. Për mua “tiki-taka-s” i ka ardhur fundi, por topi duhet të luhet në tokë, të ketë sa më pak lojë në ajër. Ndërsa arbitrave iu them se duhet që kartonat t’i mbajnë në xhep dhe t’i përdorin më pak”, u shpreh Capello.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.