Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mbappe po rikthehet në formën jetësore, realizon het-trik në fitoren e Real Madridit përballë Valladolidit
    Ballina-2

    Mbappe po rikthehet në formën jetësore, realizon het-trik në fitoren e Real Madridit përballë Valladolidit

    26/01/2025 00:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Real Madridi ka triumfuar 3-0 në udhëtim te Real Valladolidi në kuadër të javës së 21-të në La Liga.

    Pas vetëm dy minutash lojë, vendasit rrezikuan me anë të David Torres, por Thibaut Courtois ishte i vëmendshëm.

    Edhe Mamadou Sylla (24’) testoi portierin belg, mirëpo ky i fundit sërish pati një intervenim të sigurt.

    Por, gjashtë minuta më vonë, Kylian Mappe kaloi Los Blancos në epërsi me një gol të bukur, ndërsa Jude Bellingham ishte asistuesi.

    Në minutën e 57-të, Rodrygo ishte në rolin e asistuesit, ndërsa Mbappe përfundoi atë me finesë për 2-0.

    Luka Modric lëshoi një mundësi të artë shënimi në minutën e 85-të, pasi goditja e tij përfundoi afër shtyllës së majtë.

    Por, Jude Bellingham fitoi një penallti në minutën e 90-të, kur lojtari i Valladolidit bëri ndërhyrje brutale dhe u ndëshkua me të kuq.

    Mbappe ia doli të realizonte për 3-0, duke kompletuar kështu het-trikun e tij.

    Me këtë fitore, Real Mdridi vazhdon si lider me 49 pikë, ndërsa në xhiron e 22-të takohen me Espanyolin.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.