Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mbappe refuzon ofertën nga Arabia Saudite
    Ballina-1

    Mbappe refuzon ofertën nga Arabia Saudite

    26/07/2023 21:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kylian Mbappe ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar në Arabinë Saudite, pavarësisht se mori një ofertë “të çmendur”.

    Al-Hilal ofroi shifrën rekorde prej 300 milionë eurosh për transferimin e yllit francez nga Paris Saint-Germaini, ofertë që u pranua nga parisienët.

    PSG-ja gjithashtu i dha edhe dritën e gjelbër klubit saudit për të nisur bisedimet me Mbappen.

    Një delegacion i Al-Hilal kishte qenë sot në kryeqytetin francez për të përfunduar nënshkrimin e anësorit brazilian, Malcom, dhe shpresonte të përfitonte sa më shumë nga udhëtimi duke u takuar me kapitenin e Francës.

    Megjithatë, “L’Equipe” ka raportuar sonte se Mbappe dhe përfaqësuesit e tij kanë refuzuar të hyjnë në bisedime me përfaqësuesit e klubit nga Arabia Saudite, duke refuzuar kështu edhe një takim të mundshëm me ta.

    Madje, sipas mediumit nga Franca, ish-sulmuesi i Monacos asnjëherë nuk e ka shqyrtuar mundësinë e kalimit në Lindjen e Mesme.

    PSG-ja vazhdon të synojë për shitjen e 24-vjeçarit këtë verë, për të mos e humbur falas vitin e ardhshëm.

    Mbappe nuk do të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon më 30 qershor 2024. Megjithatë, besohet se ai dëshiron të mbetet në “Parc des Princes” deri në fund të kontratës së tij.

    Mbetet të shihet në vazhdim nëse do të ketë ndonjë hap tjetër që lidhet me të ardhmen e reprezentuesit francez.

    TË LIDHURA

    F1, Norris fiton garën kaotike në Britani

    06/07/2025 18:50

    Dalin në shitje biletat për ndeshjen Malisheva – Vikingur

    06/07/2025 18:03

    Motra e Ronaldos shpjegon arysen pse portugezi mungoi në varrimin e Diogo Jotas

    06/07/2025 16:52

    Courtois mbron Donnarumman pasi i theu këmbën Musialas: As sulmuesit nuk mendojnë të na godasin në fytyrë

    06/07/2025 16:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.