Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mbappe rikthen Real Madridin si lider në La Liga me dygolëshin përballë Villarrealit
    Ballina-2

    Mbappe rikthen Real Madridin si lider në La Liga me dygolëshin përballë Villarrealit

    15/03/2025 21:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Real Madridi ka triumfuar 2-1 në udhëtim te Villarreali në kuadër të javës së 28-të në La Liga.

    Pas vetëm shtatë minutash lojë, Joan Foyth kaloi Nëndetësen e Verdhë në epërsi, duke shokuar madrilenët.

    Por, Kylian Mbappe nuk lejoi që vendasit të gëzoheshin shumë dhe të kishin ndeshjen nën kontroll.

    Sulmuesi francez realizoi një gol të bukur në minutën e 17-të, për t’i barazuar shifrat në 1-1.

    Gjashtë minuta më vonë, Mbappe sërish ishte në listën e realiztarorëve, kur përmbysi shifrat në 2-1 për Real Madridin.

    Në 45 minutat e dytë, Los Blancos nuk ia dolën të mposhtin defanziven e Villarrealit, duke mbetur rezultati i 45 minutave të parë.

    Në minutën e 66-të, lojtarët e drejtuar nga Carlo Ancelotti kërkuan penallti për lojë me dorë nga Alfonso Pedraza, por që VAR-i heshti.

    Madrilenët ia dolën të mbajnë këtë epërsi minimale, duke marrë tri pikë të mëdha në udhëtim.

    Me këtë fitore, Real Madridi rikthehet si lider me 60 pikë, ndërsa nesër (16 mars) shpreson që Barcelona dhe Atletico Madrid të luajnë baras, për të vazhduar të jetë në krye.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.