Trepça ka vendosur të bëjë ndryshime në bankinë, derisa atë ia ka besuar trajnerit shqiptar Edi Martini.
Martini është i njohur për opinionin kosovar pasi në të kaluarën edhe kishte luajtur në kampionatin tonë te skuadra e Flamurtarit, shkruan Ballkani.info
Mirëpo, ajo që bie në sy është fakti se derisa në Kosovë kundërshtohej fuqishëm organizimi i përbashkët i kampionatit evropian mes Shqipërisë dhe Serbisë, Martini i dha një mbështetje të madhe. Madje ai e quante si një ëndërr e realizuar.
“Jemi bashkë me Serbinë në këtë organizim por sporti është sport dhe jo politikë. Asnjërit nga ne nuk na ndryshon asgjë mendimi për ta, por të organizosh një finale kampionati europian është një ëndërr dhe një ëndërr që e shikon shumë rrallë”, kishte shkruar Martini.
Postimi i plotë:
