Futboll ndërkombëtar

Mbreti i Arabisë Saudite ka shpallur festë publike të mërkurën pas fitores kundër Argjentinës në Kupën e Botës

Mbreti i Arabisë Saudite ka shpallur festë publike të mërkurën pas fitores kundër Argjentinës në Kupën e Botës

Fitorja madhështore e Arabisë Saudite në Kupën e Botës “Katar 2022” kundër favoriti Argjentinës është rikthyer në festë shtetërore për shtetin arab. Arabia Saudite shkaktoi befasinë e Botërorit deri më tani duke triumfuar 1:2 në takimin e parë të Grupit C. Mediat e mëdha ndërkombëtare raportojnë se Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka shpallur një

Besnik Batusha

Fitorja madhështore e Arabisë Saudite në Kupën e Botës “Katar 2022” kundër favoriti Argjentinës është rikthyer në festë shtetërore për shtetin arab.

Arabia Saudite shkaktoi befasinë e Botërorit deri më tani duke triumfuar 1:2 në takimin e parë të Grupit C.

Mediat e mëdha ndërkombëtare raportojnë se Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka shpallur një festë publike për të mërkurën pas fitores së tyre kundër Argjentinës, njofton SportBible.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi i cili po merr pjesë në Kupën e tij të pestë të Botës këtë vit, zhbllokoi rezultatin nga 12 minutave për Argjentinën nga penalltia, goli i të cilit nuk mjaftoi në fund.

Saleh Alshehri barazoi në minutën e 48-të, përpara se Salem Aldawsarit shënoi golin e përmbysjes nga një kënd i vështirë.

Reprezentacioni i Arabisë Saudite njëherit ia shkaktoi disfatën e parë Argjentinës pas 43 ndeshjeve.

ArgjentinaMbreti i Arabisë Saudite

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions