Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mbrojtja e çeliktë e Napolit në krye me Rrahmanin garanci për titull
    Ballina-1

    Mbrojtja e çeliktë e Napolit në krye me Rrahmanin garanci për titull

    01/03/2023 16:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Synimi i kundërshtarëve në Serie A është ta mposhtin skuadrën e Napolit, por kohët e fundit problem po kanë edhe të shënojnë gola. Gjatë tërë muajit gusht askush nuk ka qenë në gjendje ta mposhtë portierin Alex Meret, falë mbrojtjes së çeliktë para tij që udhëhiqet nga Amir Rrahmani, ka shkruar të mërkurën “Gazzetta dello Sport”.

    Në katër ndeshje të zhvilluara në total gjatë shkurtit, tri në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve, Napoli nuk ka pësuar gol. Madje në ndeshjen e fundit, atë ndaj Empolit, intervenimi i vetëm i portierit të Napolit ishte pritja e një gjuajtjeje prej rreth 30 metrash që nuk ishte aspak e rrezikshme. Kjo është dëshmi se mbrojtja e Napolit nuk po iu lë hapësirë kundërshtarëve as për të gjuajtur në portë, lërë më të shënojnë ndonjë gol.

    Kështu që, nuk është aspak rastësi që Napoli deri më tani ka pranuar vetëm 15 gola këtë edicion në kampionatin italian dhe po marshon drejt titullit të kampionit me hapa të sigurt. Krahas sulmit me 58 gola të shënuar, Napoli ka edhe mbrojtjen më të mirë në Serie A, falë dyshes Amir Rrahmani dhe Kim Min-ja të vendosur në qendër të mbrojtjes. Megjithatë, njeriu kryesor dhe më i merituari për këtë është kapiteni i Kosovës, Rrahmani, që me sukses po e udhëheq repartin defensiv, të cilin ia ka besuar trajneri Luciano Spalletti.

    “Dhe, pastaj është Rrahmani i cili vërehet shumë dhe ka ndikim të madh. Kosovari është njeriu që udhëheq mbrojtjen me sukses të madh. Ai gjendet gjithmonë në kohën e duhur dhe vendin e duhur”, ka shkruar e përditshmja italiane.

    E lidershipi që po tregon Rrahmani, ka bërë që drejtuesit e klubit së shpejti ta shpërblejnë me kontratë të re. Marrëveshja mes palëve është afër finalizimit dhe me kontratën e re Rrahmani do të mbetet në klub deri në vitin 2027 dhe do të ketë dukshëm pagë më të madhe. 29-vjeçari është pjesë e Napolit prej vitit 2020 dhe brenda një kohe të shkurtër është shndërruar në njërin prej lojtarëve kyç të ekipit dhe mbrojtësit më të dalluar në Serie A.

    “Jam shumë i lumtur për rikthimin e Rrahmanit në formë. Qasja e tij duhet të jetë e atillë që ta mbizotërojmë ne vetë ndeshjen. Në arrijmë të bëjmë këtë falë mbrojtësve që janë të aftë të luajnë në zona të hapura të fushës. E Rrahmani dhe Kim nuk kanë frikë të luajnë”, ishin fjalët e trajnerit të Napolit, Spalletti pas fitores së thellë ndaj Juventusit 5:1 në janar.

    Rrahmani është kthyer në fillim të këtij viti në fushë pas lëndimit që e mbajti për disa muaj jashtë fushës, ndërsa në 21 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim. Napoli prin në Serie A me 65 pikë të mbledhura pas 24 xhirove të luajtura dhe mund të konsiderohet kampion i këtij edicioni, pasi ka 18 pikë më shumë se vendi i dytë. Po ashtu, krahas kampionatit, Napoli po lufton për të siguruar kualifikimin edhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e parë të 1/8 së finales, Napoli e ka mposhtur 2:0 në udhëtim Eintracht Frankfurtin.

    TË LIDHURA

    Bayern Munichu mposhtet nga Benfica – por kalon tutje

    24/06/2025 23:07

    Zhvillime të reja rreth kalimit të Vedat Muriqit te Besiktas – bisedimet kanë filluar

    24/06/2025 21:36

    Lyoni bie në ligën e dytë

    24/06/2025 21:31

    Daja me Dinamo Cityn mposhtin thellë Ballkanin në miqësore

    24/06/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.