Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mbyllet mes tensioneve dhe kartonëve të kuq gjysmëfinalja e parë, Juventusi dhe Interi ndahen baras
    Ballina-2

    Mbyllet mes tensioneve dhe kartonëve të kuq gjysmëfinalja e parë, Juventusi dhe Interi ndahen baras

    04/04/2023 23:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Juventusit dhe Interit ka përfunduar baras, duke mbetur kështu gjithçka hapur për ndeshjen e kthimit.

    Derbi italian në Kupën e Italisë përfundoi me rezultatin 1:1. Ndeshja u zhvillua në “Allianz Stadium”.

    Juan Cuadrado (83’) shënoi për epërsinë e “Zonjës së Vjetër”, që u duk se po merrte fitoren e parë.

    Por, mysafirët fituan një penallti në fundin e ndeshjes, të cilën në gol e shndërroi Romelu Lukaku (90+4’).

    Pas këtij goli u tensionua situata, pasi sulmuesi belg provokoi tifozët vendasë.

    Mes futbollistëve pati përplasje pastaj, me ç’rast gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq Lukakun, por edhe Cuadradon.

    Pasi fishkëlleu për fundin e ndeshjes, gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq edhe Samir Handanovicin, që gjithashtu shkaktoi një përplasje me vendasit.

    Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 26 prill, në “Guiseppe Meazza”.

    TË LIDHURA

    Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

    23/06/2025 20:47

    Qyteti i Oviedos e nderon Cazorlan: Sheshi kryesor do të mbajë emrin e tij

    23/06/2025 20:42

    Çfarë e bën Ardon Jasharin kaq interesant për top-ekipet?

    23/06/2025 20:38

    UEFA konfirmon datat dhe oraret e klubeve kosovare në garat evropiane

    23/06/2025 13:10
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.