Scott McTominay ka shënuar dy gola për t’ia siguruar një pikë kampionit në fuqi të Italisë, Napolit, në derbin e Italisë kundër Interit.
Derbi i xhiros së 20-të i zhvilluar të dielën përfundoi baras 2:2, ndërsa McTominay realizoi në të dyja rastet për të barazuar rezultatin.
Fillimisht Interi kaloi në epërsi me golin e minutës së nëntë të realizuar nga Federco Dimarco.
Në minutën e 26-të shifrat u barazuan në 1:1 pas golit të McTominayt.
Interi kaloi për herë të dytë ne epërsi me golin e Hakan Çalhanoglut. Turku shënoi nga penalltia në minutën e 73-të. Penalltia u shkaktua nga Amir Rrahmani. Me penalltinë e dhënë nuk u pajtua trajneri Antonio Conte, i cili u përjashtua me karton të kuq pas protestave.
Por, McTominay shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 81-të për t’ia siguruar një pikë kampionit në fuqi të Italisë.
Interi është lider me 43 pikë. Ka tri pikë më shumë se Milani që zë vendin e dytë. Napoli është i treti me 39 pikë.
