Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Me 10 gusht nis Superliga, fjalën kryesore pritet ta kenë prapë Ballkani, Llapi e Drita
    Ballina-1

    Me 10 gusht nis Superliga, fjalën kryesore pritet ta kenë prapë Ballkani, Llapi e Drita

    20/07/2024 16:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kanë mbetur edhe 20 ditë deri në fillimin e edicionit të ri në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. Elita e futbollit nis saktësisht me 10 gusht.

    Bazuar në lëvizjet që kanë bërë skuadrat gjatë afatit kalimtar të verës, pritet një garë shumë e nxehtë, ndërsa edhe këtë vit fjalën kryesore do ta kenë, Ballkani, Llapi e Drita.

    Megjithatë, këtë herë assesi nuk duhet harruar Gjilanin që ka krijuar një skuadër shumë të fortë në krye me trajnerin Ardina Nuhiu dhe më të drejtë pritet të jetë pretendent për kreun e tabelës, shkruan Ballkani.info.

    Lëvizje ka bërë edhe Prishtina, por lojtarët që ka marrë janë të panjohur për opinionin dhe vlera e tyre do të dihet tek kur zbresin në fushë, ngjashëm si edhe për trajnerin Jean-Michel Cavalli që erdhi nga Franca.

    Joshëse pritet të jetë edhe Dukagjini me trajnerin Ismet Munishi, ndërsa befasia më e madhe mund të vije nga FC Suhareka, një skuadër që sivjet u inkuadruar në ligë, por duket se do të jetë pretendent i madh për kreun e tabelës.

    Stabile këtë vit pritet të jetë Malisheva, ndërsa vështirësitë më të mëdha mund t’i kenë Feronikelin por edhe Ferizajn skuadër kjo që nuk ka bërë lëvizje bombastike deri tash. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Man United turpërohet nga skuadra që luan në ligën e katërt angleze – eliminohet nga Carabao Cup

    27/08/2025 23:27

    Benfica eliminon Fenerbahcen, Copenhagen dhe Clube Brruge kalojnë tutje – kompletohen 36 ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve

    27/08/2025 23:22

    Zyrtare: Lojtari i rritur në akademinë e Dortmundit transferohet te Malisheva

    27/08/2025 23:03

    Rrahmani me Sparta Pragën në Ligën e Konferencës

    27/08/2025 21:43
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.