Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Me 100 mijë vende, publikohen pamjet nga projekti për stadiumin e ri të Manchester United! Kostoja 2 miliardë euro
    Ballina-2

    Me 100 mijë vende, publikohen pamjet nga projekti për stadiumin e ri të Manchester United! Kostoja 2 miliardë euro

    24/09/2024 15:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester United, për herë të parë ka bërë publike pamjet e stadiumit të ri që do jetë larg “Old Trafford”. Stadiumi që do ndërtohet në një vend të ri do ketë 100 mijë ulëse dhe do kushtojë 2 miliardë euro, duke e bërë një nga më të shtrenjtët dhe me kapacitet të shumtë për tifozët, çka do sillte shtimin e të ardhurave për klubin.

    Sir Norman Foster është ai që ka hartuar projektin. Teksa zbuloi pamjet e para të planeve të tyre, Burnham foli gjithashtu edhe për ambiciet rreth ndërtimit të stadiumit të ri.

    “Kjo do të jetë vendndodhja më e rëndësishme në futboll. Kjo do të thotë se veriperëndimi i Anglisë ka infrastrukturën më të mirë në planet sa i përket botës së futbollit. Kjo do të krijonte një zhvillim në perëndim të Manchesterit të madh duke balancuar atë që ka krijuar Manchester City në lindje”, ka thënë Burnham.

    Nëse më herët u fol se “Old Trafford” do shembej për këtë projekt, plani ndryshoi dhe Man. United do ketë një stadium të ri, me ikonikun “Teatri i Endrrave” që do përdoret nga ekipi i vajzave dhe Akademia.

    Ende nuk ka një datë për fillimin e punimeve në stadiumin e ri, apo kohëzgjatjen e tyre.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.